Leonardo DiCaprio mohon përfshirjen në festat e Diddyt?

Leonardo DiCaprio mohon përfshirjen në festat e Diddyt?

Leonardo DiCaprio ka thënë se nuk ka qenë në kontakt me Sean ‘Diddy’ Combs për vite me radhë, pasi u shfaq një fotografi e vjetër që tregonte aktorin në një nga festat famëkeqe.

Në festë u raportua se kanë qenë po ashtu Kim Kardashian, Paris Hilton dhe Mariah Carey.

Combs u arrestua më 16 shtator nën akuza të shumta, si për trafikim, shantazh dhe sulm.

 

Derisa reperi u deklarua i pafajshëm për akuzat, atij iu mohua lirimi me kusht dy herë dhe aktualisht është në burg në pritje të gjykimit.

Fotoja e rishfaqur tregon një DiCaprio shumë të ri duke shijuar veten në një nga festat e bardha të Combs, të cilat ishin të njohura për listat e tyre të të ftuarve të mbushura me yje dhe kodin e veshjes luksoze, krejt të bardhë.

Këto festa mbaheshin zakonisht në shtëpinë e Combs në East Hampton dhe shpesh merrnin pjesë nga elita e industrisë së argëtimit dhe muzikës.

Veç DiCaprios, shumë nga VIP-at e tjerë u distancuan nga këto ndeja të çmendura të Diddyt. /Telegrafi/

Shpërndaje në: