Leonard refuzon opsionin e 36 milionë dollarëve – do të jetë lojtar i lirë

Kawhi Leonard është një tjetër yll nga NBA që mund të mbetet si lojtarë i lirë, pasi nuk është i kënaqur me kontratën aktuale.
Një nga lojtarët më të mirë në ligën e NBA, Leonard, i cili sezonin e kaluar luajti me skuadrën e Los Angeles Clippers, duket se ka disa kërkesa të reja për skuadrën e tij.
Adrian Wojnarowski ka bërë të ditur se Kawhi do të refuzojë opsionin 36 milionësh, duke mbetur lojtar i lirë, transmeton Periskopi.
Megjithatë, po sipas të njëjtit burim, lojtari do të mbetet te Clippers, por objektivi i tij me këtë lëvizje është që të negociohen kushtet e reja të kontratës.
Leonard i bashkohet emrave si DeMar DeRozan, Chris Paul, Derrick Rose etj, që janë lojtarë të lirë. /Periskopi/