Leonard Kerquki ngre alarmin pas sulmeve të RTK`së dhe pushtetit ndaj mediave: Hapi i radhës përdorimi i institucioneve shtetërore ndaj mediave
Drejtori dhe autori i Pressing në Televizionin T7 ka reagur pas sulmeve që po i bëhen mediave në Kosovë, nga RTK dhe pushteti, saktësisht Periskopit dhe Nacionales.
Ai ka thënë se këto sulme të pushtetit (LVV`së) janë shenjë e dobësisë dhe ligësisë së tyre.
“E kur je i dobët, normalisht se goditjet i bën nën brez; si kjo ndaj Periskopit dhe Nacionales”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Sulmi i fundit i pushtetit ndaj mediave eshte shenje e dobesise dhe ligesise se tij.
E kur je i dobet, normalisht se goditjet i ben nen brez; si kjo ndaj Periskopit dhe Nacionales.
Pushtetit tashme nuk e fsheh doren e tij ne RTK, nderkohe qe ben perpjekje te gjeje platforma online te tjera, meqe rrjetet sociale ju kane dekonspiruar.
Une besoj se hapi i radhes eshte perdorimi i insitucioneve shteterore per t’ua dhene nje goditje vdekjeprurese mediave.
Ndoshta fitojne ndonje beteje, por luften sigurisht se do ta fitojne mediat.