Leo Messi për herë të parë fiton këtë çmim prestigjioz në Argjentinë
Lionel Messi do të ketë një trofe të ri në dollapin e tij, kjo pasi ai u zgjodh si Brilliant Konex, në kuadër të zgjedhjeve për më të mirin sportist argjentinasë të dekadës 2010-2019.
Messi u zgjodh nga e ashtuquajtura ‘Juria e Madhe’ si Konex de Brillante.
Për shpërndarjen e këtij çmimi, fondacioni krijoi një Juri të Madhe që drejtohej nga legjenda e basketbollit Argjentinas dhe katër herë kampion i NBA, Manu Ginobili, dhe që kishte si sekretar të përgjithshëm lojtarin historik të Los Pumas, Hugo Porta.
Tenistja më e mirë argjentinase e të gjitha kohërave, Gabriela Sabatini, ishte një e ftuar speciale e atyre që ishin përgjegjës për të vendosur se kush do të ishte fitues/ja e Çmimit Konex.
Çmimi ‘Konex’ ka të bëjë me atletin më të mirë në vendin e tij të dekadës së fundit. Juan Manuel Fangio fitoi në 1980. Maradona në 1990 Gabriela Sabatini në 2000 dhe Emanuel Ginobili në 2010. Messi në 2020 për Argjentinën.