Leo Messi fillon bisedimet e largimit nga PSG, vetëm dy javë pas transferimit

Leo Messi fillon bisedimet e largimit nga PSG, vetëm dy javë pas transferimit

Lionel Messi raportohet se është në bisedime me David Beckhamin rreth përfundimit të karrierës në MLS.

Shefi i Inter Miamit është i vendosur ta sjellë legjendën argjentinase në Florida në një fazë të karrierës, transmeton Periskopi.

‘Mirror’ gjithashtu raporton se klubi amerikan është i vendosur ta transferojë edhe superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Messi, 34-vjeçar, iu bashkua PSG-së me një marrëveshje dy-vjeçare këtë verë, pas 21 viteve të kaluara te Barcelona.

Ish-ylli i Barcelonës ishte në Majami disa javë më parë dhe besohet se bleu një penthouse në qytet.

Thuhet se Messit mund t’i ofrohet mundësia të investojë në ndonjë klub të MLS-së kur të pensionohet.

Të njëjtën gjë e kishte bërë Beckham kur kaloi te LA Galaxy. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: