Lëngu që parandalon kancerin

Nëse panxharët nuk janë pjesë e rregullt e dietës tuaj, atëherë patjetër se duhet të filloni t’i konsumoni. Ky lëng jua pastron mëlçinë dhe e normalizon shtypjen e gjakut.
Panxharët përmbajnë betalaine, të cilat kanë efekte antioksidante, antipezmatuese dhe detoksikuese.
Veç tjerash, këto perime shumëngjyrëshe përmbajnë edhe vlera të fuqishme ushqyese të cilat jua mbrojnë shëndetin e zemrës, parandalojnë defektet e ndryshme të lindjes dhe disa lloje të kancerit.
Niveli i lartë i posedimit të fibrave, bën që panxharët të jenë të mirë edhe për luftimin e kapsllëkut sepse panxharët konsiderohen si super-ushqim për zorrën e trashë.
Ndërsa nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut, disa studime të ndryshme kanë zbuluar se panxharët mund t’jua ulin nivelet e larta të shtypjes së gjakut brenda pak orëve.