Lëngjet më të këqija që po të shtojnë celulitin pa e kuptuar

Lëngjet më të këqija që po të shtojnë celulitin pa e kuptuar

Modelet e njohura për format e kolme, në postimet e tyre në Instagram, e thonë shpesh që nuk duhet të na vijë turp nga celuliti, sepse nuk ka asgjë të keqe të kesh celulit. Kohët e fundit, shumë modele postojnë vazhdimisht foto me bikini pa u shqetësuar për celulitin dhe pamjen që i shakton ai.

Por nëse do të dish cilat janë lëngjet që e shtojnë edhe më shumë sasinë e celulitit në trup, ja ku është lista.

Pijet me gaz

Celuliti, shpesh është pasojë e një lëkure që i mungon kolagjeni dhe sheqeri e stimulon edhe më shumë këtë proces. Sipas ekspertëve të shëndetit, ‘Eat This, Not That!’, sheqerin duhet ta shmangësh sa më shumë të jetë e mundur. Dhe pijet me gaz, gjithashtu.

Lëngjet e frutave

Sipas Harvard Health, koncentratet e lëngjeve të frutave kanë nivele të larta fruktoze – dhe pa fibra, të cilat sigurohen vetëm kur i ha frutat natyralisht. Ky është një kombinim i tmerrshëm për celulitin.

Pijet energjike

Për fat të keq, pijet energjike ofrojnë një sasi të lartë sheqeri, duke shtuar kështu edhe një element të keq më shumë për celulitin.

Shpërndaje në: