Lëng patatesh kundër thinjave

Thinjat nuk janë vetëm një tregues i moshës, por paraqitja e tyre në moshë më të hershme është trashëgimi gjenetike.
Meshkujt të cilët për dallim nga femrat e kanë bezdi përdorimin e bojërave për ngjyrosje të flokëve, tashmë kanë një zgjidhje, sipas KP.
Qëroni pesë patate dhe vendosni lëvoret e tyre në një tenxhere me ujë.
Vendoseni tenxheren të vlojë 5-6 minuta.
Lëngun lëreni të ftohet dhe pas larjes së flokëve, shpërlajeni kokën me lëngun e fituar. Vazhdoni masazhimin e flokëve deri në 5 minuta dhe pastaj lani flokët me ujë të ngrohtë dhe shaponin tuaj.
Këtë proces përsëriteni disa herë në javë për të parë rezultatet.