Lëndohet sërish Eden Hazard
Eden Hazard është lënduar sërish.
Që nga transferimi i tij te Real Madridi, Hazard nuk ka arritur të gjejë vetën.
Problem për anësorin belg kanë qenë lëndimet e shumta.
Për të evituar ato lëndime, drejtuesit e ekipit së bashku me lojtarin kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje.
Me të përfunduar sezoni, belgu premtoi se edicioni i radhës do të jetë i tiji.
Por, ende pa filluar sezoni i ri u rikthye Hazardi i vjetër, pasi është lënduar sërish.
Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, ‘AS’.
Sipas tyre belgu është në dyshime për miqësoren ndaj Barcelonës, për shkak të një ngarkese muskulore.
Mbetet të shihet nëse ka diçka tjetër më serioze anësori.
‘El Clasico’ do të zhvillohet më 24 korrik, me fillim nga ora 05:00 të mëngjesit