Lëndohet një burrë në vendin e punës në Prizren, kërkon ndihmë në QKUK
Një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka pranuar tretman mjekësor, pasi i njëjti ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës në Prizren.
Kështu bën të ditur raporti 24 orësh i policisë.
”Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se ishte lënduar në vendin e tij të punës”, thuhet në raport.