Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, policia po interviston një të dyshuar

Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, policia po interviston një të dyshuar

Rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, në rrugën “Besa Besë” një i mitur është lënduar me mjete të forta.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe policia po e heton rastin, ndërsa një person po intervistohet, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në: