Lëndohet Angela Martini, tregon si është gjendja e saj
Angela Martini ka lënduar këmbën.
Angela Martini është aktive me postime në rrjete sociale, me të cilat u tregon ndjekësve çdo të re rreth saj.
Së fundi, ajo përmes disa postimeve, bëri të ditur se ka lënduar këmbën, por tregoi se nuk është asgjë shqetësuese.
Modelja e njohur shqiptare u fotografua fillimisht në një sallon ondulimi me këmbë të lidhur, por nuk tregoi se si ndodhi incidenti.
Më pastaj, ajo solli edhe të tjera fotografi, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq e të shkurtër, në të cilin dukej shumë tërheqëse.
“Duke u relaksuar në ballkonin tim me kyçin e këmbës së ndrydhur”, ka shkruar Angela
https://www.instagram.com/p/CFP5EfjHNFO/?utm_source=ig_embed