Lëndimi i Robertson – lojtari humb fillimin e sezonit

Lëndimi i Robertson – lojtari humb fillimin e sezonit

Andrew Robertson ka pësuar një dëmtim në fazën parasezonale me Liverpool, duke i hapur trajnerit Jurgen Klopp telashe të mëdha.

Mbrojtësi skocez i krahut të majtë, Robertson, do të humb javët e para të kampanjës së re në Premier League, përcjell Periskopi.

Lojtarit i janë ekzaminuar disa probleme me ligamentet, probleme që do të marrin kohën e tyre për t’u shëruar.

Nuk dihet akoma periudha e saktë se kur mund të kthehet Robertson, por lëndimi nuk do ta mbajë atë për muaj (siç pritej) jashtë fushave.

Në këtë fatkeqësi, ky është lajm i mirë për trajnerin Klopp.

Lojtari lëndohej në ndeshjen miqësore që Liverpool e luajti kundër skuadrës spanjolle, Athletic. /Periskopi/

Shpërndaje në: