Lëndimi i Federer, zvicerani një hap larg largimit nga top 10
Punët nuk po shkojnë aspak mirë për tenistin më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer.
Reketi zviceran ka pësuar një lëndim më herët gjatë këtij viti dhe ky lëndim pritet ta mbajë larg fushave deri në vitin 2022.
Si pasojë, atleti zviceran ka parë veten në rënie në ranglistën e përgjithshme të ATP, përcjell Periskopi. Ai tani rrezikon të largohet nga top 10-a.
Gjasat janë të mëdha që ai të largohet qysh në javët e ardhshme, pasi nuk do të ketë mundësi të mbrojë pikët e tij të Shanghai Masters apo ato të Indiana Wells, krejt kjo si pasojë e lëndimit në gju.
Federer tani pozicionohet në vendin e nëntë, duke mos fituar asnjë turne në muajt e fundit. /Periskopi/