Lëndimi i Cesar Azpilicueta: Kapiteni i Chelseat del nga spitali
Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta është liruar nga spitali pasi pësoi një tronditje në tru gjatë humbjes në shtëpi të së shtunës nga Southampton.
Azpilicueta u shtri i palëvizshëm në fushë pasi u godit në fytyrë nga Sekou Mara, shkruan Periskopi.
Mbrojtësi i Spanjës mori trajtim me oksigjen për disa minuta përpara se të hiqej me barelë, megjithëse ishte i vetëdijshëm teksa doli nga fusha.
Chelsea tha se ai ishte “duke u rikuperuar mirë”.
Në një deklaratë të martën, blutë shtuan: “Ekipi mjekësor i klubit po monitoron nga afër gjendjen e Cesarit, duke iu përmbajtur protokolleve të rëndësishme të tronditjes për të garantuar sigurinë e tij.
Të dielën, mbrojtësi i krahut shkroi në Twitter: “Unë dhe familja ime dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që janë kujdesur për mua që nga incidenti i djeshëm.