Lëkura juaj s’do të ndihet më njësoj pasi të keni provuar këtë maskë me kakao
Kakaoja zbut, hidraton në thellësi, zgjon ngjyrën natyrore të lëkurës, ka veti antirrudhë, ndriçon lëkurën, zvogëlon poret e zmadhuara dhe ndihmon në parandalimin e pikave të zeza në mjekër dhe hundë.
Ne do ju tregojmë një recetë me kakao për të përgatitur një maskë bukurie në kushtet e shtëpisë.
Për këtë ju nevojitet:
2 lugë pluhur kakao
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kos
një lugë çaji pluhur kanelle
një tas.
Maska me kakao është një përbërje e thjeshtë dhe e natyrshme me efekte antirrudhë dhe ka për qëllim të luftojë efektet natyrore të plakjes së lëkurës.
Së pari, merrni një tas qelqi dhe përzieni kakaon me kosin, pastaj me një lugë çaji shtoni kanellë dhe mjaltë. Është e rëndësishme që të ndiqni rendin e përzierjes së përbërësve në mënyrë që të parandaloni krijimin e kokrrizave ose ta bëni shumë të lëngshme. Lëreni në frigorifer për gjysmë ore dhe çdo 10 minuta përziejeni ngadalë.
Përhapeni maskën me furçë në fytyrën pak të lagur me ujë të ngrohtë. E lini të veprojë për 10 minuta, ndërsa ju jeni të shtrirë në shtrat me kokën mbi një jastëk. Pas 10 minutash, filloni të hiqni maskën me një sfungjer të lagur, e më vonë lajë fytyrën me ujë dhe sapun. Fshini fytyrën jo me një peshqir, por me letër të butë higjienike apo peshqir letre duke e ngjitur atë në fytyrë.
Duhet pasur kujdes, se kjo është një maskë për lëkurë normale, por gjithashtu mund të përshtatet për llojet e tjera të lëkurës.
-Për lëkurën e yndyrshme, në vend të kanellës shtoni pak miell orizi;
-Për lëkurën miks, e hiqni kanellën dhe shtoni më tepër kos;
Për lëkurën e thatë, thjesht nuk shtoni kanellë, por shtoni pak mjaltë bashkë me një lugë çaji qumësht ose kos.
Para se ta aplikoni maskën në fytyrën tuaj, testoni maskën në një pjesë të trupit (bërryl), dhe shikoni nëse lëkura juaj reagon pozitivisht ose skuqet.