Lëkura e mollës, një “ilaç” për muskujt
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Iowa (SHBA), në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve tek të moshuarit.
Në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta, të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve te të moshuarit: më saktësisht, acidi ursolik është në gjendje të reduktojë dhe të ngadalësojë procesin e plakjes në rrjedhën e vetëm dy muajve.
Lëkura e mollës, ashtu si ajo e domates, përmban të mira kimike natyrale, të cilat “u premtojnë” kësaj pjese të madhe të popullsisë të qëndrojnë aktivë dhe dinamikë për një kohë të gjatë.
Sipas rezultateve të ekspertëve, acidi urselik dhe tomatidina janë në gjendje jo vetëm të “rinojnë” muskujt, por edhe të rrisin sasinë e masës së tyre me 30%, vetëm në dy muaj.
Ndaj, nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.
Kërkimi është publikuar në revistën shkencore “Journal of Biological Chemistry”.
Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo e gjelbër ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit, por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.
Për t’u dobësuar shpejt, ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shihni se kilogramët do të humbasin shpejt.
Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. /Telegrafi/