Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë.
Siç raporton Anadolu, lëkundjet janë regjistruar në orën 20:20, me qendër në rajonin Doğanşehir të Malatyas. AFAD tha se tërmeti goditi në një thellësi prej 9.75 kilometrash.
Sedar Yavuz, guvernatori i Malatya, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale shprehet se “nuk ka asnjë rrezik nga tërmeti 4.6 ballë me qendër në Doğanşehir. Zoti e ruajtë kombin tonë nga të gjitha fatkeqësitë”.