Lekaj rikujton projektet që kishte realizuar si ministër i Infrastrukturës: Ftoj Qeverinë Kurti të prezantojë arritjet e tyre
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka rikujtuar disa nga projektet infrastrukturore që janë realizuar në kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinja.
Në një video prej 3 minutash, Lekaj ka prezantuar rrugët, urat dhe projektet tjera që kanë filluar dhe janë zhvilluar në mandatin e tij.
Përveç ushtrisë, Ligji për Prishtinën dhe Ligji për Trepçën, ai ka thënë se në Qeverinë Haradinaj janë realizuar edhe shumë punë tjera të rëndësishme për Kosovën.
Ai e ka ftuar Qeverinë Kurti që t`i prezantojë arritjet në 5 vite qeverisje.
“Rikujtim: Këto janë vetëm disa nga projektet e Qeverisë Haradinaj për 18 muaj, të filluara e shumë të përfunduara gjatë mandatit tim si Ministër. Pa përfshirë projekte si Ushtria, Ligji për Prishtinën, Ligji për Trepçën e shumë projekte të tjera. Ftoj qeverinë Kurti të prezantojë arritjet e tyre në 5 vite qeverisje. P.S. Mos harroni, kjo është vetëm një pjesë e arkivës sime. Shikim të këndshëm!”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në “Facebook”.