Lekaj reagon për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës: Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre

Lekaj reagon për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës: Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre

Pal Lekaj, kandidat për deputet nga AAK, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre fëmijëve që humbën jetën mbrëmë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

“Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

SHQIP💔NJË

Tre engjëj të familjeve Rama, Morina dhe Mehmeti sot humbën jetën tragjikisht. Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe bashkëndjej me të gjithë ata që sot humbën më të dashurit e tyre.

Pushoni në paqe!

Shpërndaje në: