Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi disa fusha që janë të realizueshme, duke u fokusuar në kërkesat e qytetarëve.

Lekaj kritikon kryeministrin Albin Kurti, duke thënë që ndonëse ka premtuar që do të luftohet korrupsioni, sipas tij përkundër kësaj, korrupsioni vetëm sa është thelluar.

“Programi zgjedhor i AAK-së është mbështetur në disa fusha që janë argumentuese dhe të reralizueshme ndaj kërkesave të qytetarëve, nësë nisim nga drejtësia jemi të fokusuar që të bëhet lufta përmanente kundër korrupsionit që nëse nisim nga qeveria Kurti gjatë fushatës kishte premtuar që do ta lufdtojnë korrupsionin, por për 4 vite nuk kemi parë ndonjë metodë të Kurtit që ka luftuar korrupsionin, por e ka thelluar korrupsionin dhe përçdo ditë kemi afera korruptive,” ka thënë Lekaj.

Teksa kritikon ministrat e kësaj qeverie, Lekaj thotë që Kurti duhet të turpërohet për veprimet e tyre.

“Jam i prirur që t’iu besoj argumenteve dhe dikastereve të kurtit, ministrave dhe zyrtarëve të lartë shtetëror dhe e dini që cdo ditë ka afera dhe përndjekje nga prokuroria nga policia hetimore dhe mendoj që kjo nuk e bën Kurtin që të ndihet krenar por duhet të turpërohet për veprimet që ia kanë bërë ministrat përkatës,” tha Lekaj.

E premtimet e kryeministrit për luftimin e korrupsionit të cilat i quan të pa realizuara, Lekaj thotë se AAK-ja, do të ketë një qasje tjetër nga kjo.

“Janë larg që të realizohen ato premtime që Kurti i ka bërë gjatë fushatës së tij, Aleanca ka metodologjinë e vet, jo në mënyrë fushate të luftohet korrupsioni por në mënyrë sistematike duke e forcuar gjyqësorin, prokurorin dhe policinë, prandaj këto tri shtylla do të jenë të mbështetura fuqishëm, do të jenë autonome në veprimet e tyre dhe që në mënyrë sistematike të luftohet korrupsioni,” tha Lekaj.

Shpërndaje në: