Lekaj: Ka ikur koha e deputetëve të VV’së kur flisnin për përqindje

Lekaj: Ka ikur koha e deputetëve të VV’së kur flisnin për përqindje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara. Lidhur me këtë deklaratë,ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ku thotë se Lëvizja Vetvendosje më nuk është temë diskutimi tek qytetarët.

Lekaj tutje thotë se qytetarët kanë pritur një ndryshim të madh nga LVV-ja dhe kryeminsitri Kurti, ku thotë se këto pritje kanë mbetur të parealizuara dhe kjo ka rritur zhgënjimin e tyre.

“Lidhur me deklaratat e deputetit Muja dhe të Qeverisë Kurti sa i përket zgjedhjeve dhe përqindjeve, ju them që Lëvizja Vetëvendosje më nuk është temë diskutimi tek qytetarët brenda dhe jashtë vendit. Qytetarët kan pritur një ndryshim të madh nga LVV-ja dhe Kurti, por që këto pritje kanë mbetur të parealizuara, kjo ka rritur zhgënjimin”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se tani ka ikur koha e deputetëve të VV-së kur flisnin për përqindje, pasi tani sipas tij qeveria Kurti ka rënë shumë në përqindje.

Qeveria Kurti ka rënë shumë në përqindje nga të gjitha matjet që janë bërë ditëve të fundit, kanë rënë tek baza e tyre e para disa viteve sepse më nuk janë të rëndësishëm si platformë politike, si vizion dhe mundësi për ndryshim dhe as si shpresë për të ardhmen e Kosovës. Ka ikur koha e Deputetit Muja dhe të deputetëve të tjerë të VV kur flisnin për përqindje”, shtoi ai.

Deputeti Lekaj thotë se zgjedhjet që po vijnë do ta vërtetojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Sot, qytetarët e vendit janë të zhgënjyer me qeverisjen 5 vjeçare, në të gjitha lëmitë dhe fushat e qeverisjes së brendshme dhe të jashtme. Zgjedhjet që po vijnë do ta vërtetojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, përfundoi Lekaj për GazetaBlic.

Shpërndaje në: