Lekaj: Ferizaj i bashkohet fuqishëm fitores së madhe për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka ndarë pamje nga tubimi i kësaj partie në Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për përkrahjen e treguar ndaj AAK-së.
Postimi i plotë:
Ferizaj, sa të mirë jeni!
Gjatë kohës sa isha ministër, e kam vizituar shpesh qytetin tuaj të bukur për projekte të rëndësishme. Ju falënderoj nga zemra që nuk i keni harruar dhe po i çoni përpara projektet që kemi nisur së bashku me kryeministrin Haradinaj.
Ferizaj i bashkohet fuqishëm fitores së madhe për Kosovën Fituese me numrin 137 ✅
#pallekaj7