Lekaj: Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës

Lekaj: Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në Komisionin për Buxhet kur po diskutoheshin kërkesa buxhetore për vitin 2025 tha se buxheti i propozuar është i VV-së, por jo i qytetarëve, shkruan Periskopi.

“Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës
– Asnjë organizate buxhetore nuk i keni dhanë hapësirë të dëgjohen dhe mirren parasysh kërkesat buxhetore
– Kryetarët e komunave i keni nxjerr para aktit të kryer me kërkesat buxhetore dhe nuk po i përkrahin në asnjë projekt
– Mund të rrijmë edhe 1 muaj të diskutojmë por asnjë amandament dhe kërkesë buxhetore nuk do të pranohet nga ju si shumicë e pushtetit”, tha Lekaj në Komision.

Shpërndaje në: