Leicesteri mposht Man Unitedit midis ‘Old Traffordit’ dhe konfirmon Man Cityn si kampion të Premier Leagues
Leicester City ka regjistruar një fitore të madhe për aspiratat e skuadrës për top katërshe këtë sezon, duke mposhtur si mysafir Manchester Unitedin me rezultat 2-1.
‘Dhelprat’ kaluan në epërsi qysh në minutën e dhjetë përmes Thomas, por ‘Djajt’ barazuan me anë të një goli brilant nga Mason Greenëood vetëm pesë minuta më vonë, shkruan Periskopi.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe insistuan vazhdimisht, teksa golin e fitores e arritën në minutën e 66-të përmes Soyuncu i cili qëlloi cakun me kokë pas një këndoreje precize të Albrightonit.
Me këtë fitore, Leicesteri grumbullon 66 pikë dhe rikthehet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Chelsea, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Man Unitedi vështirë se do ta lëshojë pozitën e dytë deri në fund, pasi grumbullon 70 pikë kur i kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur deri në fund.
Me këtë humbje të Unitedit, Man City shpallet kampion i Premier Leagues.