Leicester mposht Manchester Cityn, fiton trofeun e ‘Community Shield’

Leicester mposht Manchester Cityn, fiton trofeun e ‘Community Shield’

Një befasi e këndshme ka ndodhur në kuadër të ‘Community Shield’, ku Leicester City ka mposhtur skuadrën e Manchester City.

Leicester City ka arritur të shënojë fitore minimale përballë skuadrës së Pep Guardiola, për të marrë trofeun që zëvendëson Superkupën.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 88’ të takimit. Gjithçka erdhi pasi u shkaktua një penallti, të cilën në gol o konvertoi Kelechi Iheanacho.

Ky gol pati vlerën e fitores për skuadrën e Rodgers, që tashmë numërojnë një trofe më shumë në sirtarin e klubit.

Manchester City nuk mund  ta niste më keq (para)sezonin e ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: