Leicester fiton FA Cup për herë të parë në histori, mposht Chelsean në finale
Ka përfunduar finalja e FA Cup ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt.
Ndonëse pati raste dhe skuadrat ishin nën “ethet” e 21 mijë tifozëve në kuadër të finales së FA Cup, rezultati qëndroi baras pa gola në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Leicester dukej si një skuadër më e kompozuar dhe arrinte ti bënte ballë sulmeve të Chelseat pa problem.
Ishte Leicester i cili shënoi duke befasuar Chelsean. Ishte mesfushori belg, Youri Tielemans i cili shënoi një gol fantastik në min 63′ për ti dhënë avantazhin “The Foxes” në Londër.
Në min 87′, Mount plasoi një goditje të mirë, por Schmeichel u tregua vendimtar në portë.
Chilwell shënoi gol në min 90′ por goli u anulua nga sistemi VAR.
Rezultati përfundimtar, Chelsea 0-1 Leicester City, me ‘Dhelprat’ që e fitojnë për herë të parë në histori, pasi ishin mposhtur katër herë në finale. /Periskopi.com/