Lehtësime për Inter, lëndimi i Correa nuk është i rëndë
Inter ka marrë lajme të mira edhe për Joaquin Correa, pas fitores 6:1 ndaj Bologna.
Ylli argjentinas pësoi një lëndim herët në këtë takim, duke u obliguar që të lë fushën e blertë për Edin Dzekon.
Kishte një frikë se lojtari mund të kishte pësuar një lëndim të rëndë, megjithatë ekzaminimet e para bëjnë të ditur se lojtari nuk ka frakturë, përcjell Periskopi.
Faqja zyrtare e Inter ka konfirmuar këtë duke dhënë detajet e dala nga ‘Humanitas Clinical Institute’ të Rozzano.
Gjithsesi, lojtarit i janë konfirmuar dëmtime të tjera në këmbë. /Periskopi/