Legjenda Paul Scholes: Pse më shumë më pëlqen futbolli amator sesa Premier Liga?
Në një fragment nga libri i ri, Scholesi flet për atë sesi u çdashurua nga Premier Liga dhe pse nuk është i sigurtë që ndonjëherë do ta fillojë punën si menaxher
Nuk mendoj se futbolli elitar është interesant për t’u shikuar më, veçanërisht në Angli. Dëgjoni njerëz që thonë se futbolli anglez është më i miri. Mendoj se futbolli spanjoll është larg më i mirë. Gjermania ka ekipe më të mira. Në Itali, ndoshta nuk ka aq intenzitet. Njerëzit flasin sesi liga e Italisë është e keqe por këtë e bëjnë njerëz që as nuk e shikojnë atë. Ata thonë që Serie A është e mërzitshme. S’ka shansë. Juventusi do ta mposhtë çdo ekip në këtë ligë. Ata u ndeshën me Manchester Cityn dhe e mundën lehtësisht. Por ne e kemi këtë interpretim të ligës italjane që është plotësisht i paqëndrueshëm. Ata veç mbrohen. Jo, nuk është ashtu. (periskopi.com)
Liga Spanjolle është më e mira nëse e gjykoni nga kompeticionet Europjane. Në qerek-finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Europa Ligës, ata i kishin gjashtë nga 16 ekipet. Gati gjysma. Premier Liga, i kishte vetëm dy.
Duhet bërë një hap real përpara sa i përket cilësisë, në futbollin anglez. Nuk kemi diçka më të mirë se Aguero, De Bruyne dhe David Silva. Të gjithë lojtarët më të mirë janë në ligat e tjera.
Lojtarët më të mirë janë në Spanjë ose në Bayern Mynih ose në Juventus. Skuadrat tona lidhen me lojtarët më të mirë – Bale për shembull – por nuk mund t’i marrim. Jo këtej e tutje. Kurrë nuk do ta shihni Lionel Messin ose Neymarin që të vijë në Angli. Kurrë.
Më shumë më pëlqen të shikojë Salfordin. Nuk e di nëse është për shkak të bezdisë që përftoj për shkak të trafikut. Të shkosh në Salford, veturën e parkoj prapa portës. Sinqerisht po iu them, që kënaqem më shumë duke e shikuar skuadrën e djalit tim, Royter Town. Është skuadër senjorësh ani pse djalin e kam 16 vjeç. Vitin e kaluar filloi të luante për ta në disa ndeshje. Shkova ta shihja njëherë, dhe ndeshja përfundoi 5 me 4. Ishte mjaft argëtuese.
Janë disa lojtarë të mirë, shumë të mirë, por nuk është gjithnjë më e mira sa i përket cilësisë. Në Premier Ligë në dy vitet e fundit, kur e kam parë një ndeshje të cilësisë së lartë? Një ndeshje që të më nxirrte nga gurmazi një “Uau!” Zor të gjesh ndonjë.(periskopi.com)
Më pas më kujtohen disa ndeshje tjera që i kam parë: Real Madrid-Barcelona, Bayern Munich-Borussia Dortmund, ndeshje të mira futbolli. As që mund t’i imagjinoj lojtarët e Realit ose Barcelonës gjersa i shohin ndeshjet tona dhe kënaqen siç kënaqemi ne me ndeshjet e tyre, ose me ndeshjen Bayern-Dortmund ose Juventus-Roma, ose diçka e këtillë. 10 vjet më parë, veç Real Madridin… nuk besoj që Bayerni ishte kaq i mirë. Juventusi ishte i mirë, mos më keqkuptoni, por i përafërt me ekipet angleze.
Gjithçka në Angli ka të bëj me paratë dhe sponzorizimet dhe jo me futbollin ose argëtimin. Dhe nuk mendoj se kjo vjen veç për shkak të skuadrave të mëdha. Të gjitha ekipet janë në të njëjtat kushte. E di se trajnerët kanë shumë presion dhe kjo e ndikon stilin e tyre të lojës, sepse ata kanë frikë se mund të mbeten pa punë. Nëse i humbë tri ose katër ndeshje radhazi, futesh në një presion tepër të madh dhe kur shkarkohen duhet menduar “Mirë, a na duhen rezultate apo duhet të gjejmë një mënyrë që t’i kënaqim njerëzit?” Është qesharake. Po e dëmton futbollin anglez.
Ndoshta mund të shkarkohet pas vetëm pesë ndeshjeve nëse bëhem menaxher, apo jo? Me të vërtetë, s’e di nëse ndonjëherë do t’i hyj kësaj pune. E kam licensën Uefa B. Dhe nuk e kam bërë ende licensën A.
Do ta kryej. Por po hamendem, se a ia vlen? Nuk e kam pasur asnjë ofertë të mirë. E kam pasur një nga Oldham disa vite më parë. Ama, duhet ta nisësh dikah; kur e merr licensën, fillon të trajnosh të rinjtë, të bësh diçka fillimisht. Nuk e di nëse më pëlqen kjo gjë ose jo. Mendoj se nëse përnjëmend i hyj asaj pune, mund të më pëlqente. Por, nuk do të brengosesha aspak se mos po e humbë punën sepse nuk po luaj në mënyrën e duhur. Kurrë nuk i dihet, megjithatë. Mirëpo, ju duhet bërë ashtu siç mendoni se do t’i kënaqni njerëzit, të cilët paguajnë për këtë gjë.
Paraja e sillë topin këto ditë, sepse pronarët, ose shumica e tyre, janë thjesht të interesuar që të bëjnë para për klubet e tyre. Atyre nuk iu intereson se çfarë do të shohin të shtunën pasdite në fushë. Ata janë thjesht biznesmenë, ndërsa te Barcelona ju e bëni njëfarë ballansi ndërmjet biznesit dhe futbollit.
Është e qartë se ata duhet të bëjnë para për klubin e tyre, por është klubi ai që iu detyrohet edhe fansave, jo vetëm një biznesmeni dhe një grupi individësh. Ata duan ta përkthejnë futbollin në para – por të bësh para sa të mundesh nuk duhet të jetë objektivi primar. Kënaqësia e argëtimi duhet të jenë. Të fitosh Ligën e Kampionëve, të fitosh çmimet më të mira. Ja përse ata i kanë lojtarët më të mirë. Dhe ja përse klubet e tyre janë më të mira se tonat.
Përktheu Periskopi.com