Legjenda e UFC-së nokauton brutalisht ‘limonadën’ e TikTokut, pa e përdorur as gjysmën e fuqisë

Legjenda e UFC-së nokauton brutalisht ‘limonadën’ e TikTokut, pa e përdorur as gjysmën e fuqisë

Ylli i TikTokut, Bryce Hall disi e gjeti veten në ring me ish-kampionin e peshës së rënbdë, Vitor Belfort – dhe ai sigurisht tash mendon se është dashur të ikte sa më shpejt nga aty.

Pamjet u postuan në TikTok dhe tregojnë dyshen duke shkëmbyer disa goditje në një seancë sparingu. Belford e zë në qoshe Hall dhe lanson dy goditje të fuqishme në trup, me të fundit që e la Hall pa frymë, transmeton Periskopi.

Klipi pastaj ndërpritet dhe vazhdon në pamje të tjera ku shihet Hall duke u munduar të bëjë diçka, para se 21-vjeçari të nokautohet me një goditje në nofull, me një kalimtar të rastit që ngrit duart dhe i lëvizë në kahje të kundërta duke paralajmëruar përfundimin.

Mendojmë, njeriu nuk duket që po e jep as gjysmën e potencialit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: