Legjenda e Manchester United kërkon të dënohet rëndë edhe klubi i tij për Super Ligën Evropiane

Legjenda e Manchester United kërkon të dënohet rëndë edhe klubi i tij për Super Ligën Evropiane

Zyrtarizimi i së ashtuquajturës “Superligë Evropiane” nga disa prej klubeve më të pasura të kontinentit ka shokuar botën e futbollit me reagimet që nuk ndalen.

Legjenda e Anglisë dhe e Manchester United-it, Gary Neville, ka  bërë një koment të ashpër duke kritikuar ashpër klubet që kanë nënshkruar propozimin për ligën në fjalë.

Ai ka shkuar aq larg sa ka kërkuar që këto klube, përfshirë edhe klubin ku është legjendë, të dënohen me pikë nga federatat respektive, shkruan Goal, përcjell Periskopi.

Reagimi i tij erdhi pasi trupa të caktuar si Premier Liga dhe UEFA e dënuan këtë veprim të çmendur të klubeve pasanike të Evropës.

Duke folur për Sky Sports, ai tha: “Nuk jam kundër modernizimit të garës së futbollit, por të sjellësh propozime në kohën e Covidit është absolutisht skandaloze. United-i dhe pjesa tjetër e top-gjashtëshes angleze që kanë nënshkruar duhet të kenë turp prej vetes.”

“A është Arsenali në ligë? Ata sa barazuan me Fulhamin. Gjashtë klubet angleze duhet të marrin dënim me pikë këtë sezon. Është absolutisht tallje [e gjithë kjo].”

“Unë jam fans i Manchester United dhe kam qenë për 40 vjet. Jam i gërditur me Manchesterin dhe Liverpoolin më së shumti.”

“Liverpooli, ata pretendojmë se janë klub i popullit, klub i fansave. “You’ll Never Walk Alone”, thonë. Man. Utd, 100 vjet më parë lindi nga punëtorët e këtyre anëve, dhe po ikin në një ligë pa garë, prej së cilës nuk mund të bien poshtë.”

“Kjo është lakmi e pastër. Ata janë mashtrues. Ata s’kanë të bëjnë asgjë me futbollin në këtë vend. Ka 100 vjet histori në këtë vend nga fansat që kanë jetuar e dashur këto klube, dhe atyre fansave iu duhet mbrojtja në këtë kohë.” – tha Neville. /Periskopi

Shpërndaje në: