Legjenda e Liverpoolit ka thënë atë që të gjithë urrejmë ta pranojmë për Super Ligën Evropiane
Arsenali, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham janë tërhequr nga Super Liga Evropiane.
Top gjashtë shja e Premier Leagues, jo literalisht, konfirmoi lajmin të martën mbrëma pasi nënshkroi planet vetëm dy ditë më herët, transmeton Periskopi.
Largimi i tyre esencialisht i ka dhënë fund prjektit që do ta shkatërronte ngazëllimin e paparashikueshmërisë në futbollin evropian.
Protestat dhe reagimet e fansave të klubeve angleze të përfshira në Super Ligën Evropiane, luajtën rol të rëndësishëm në tërheqjen e tyre.
Ka qenë fresktuese të shihet se fuqia e fansave është ende tejet reale dhe kur masa mobilizohet në këtë mënyrë, mund ta mposht cilindo pronar miliarder të Premier Leagues.
Por a janë këta fansa që vërtetë përfitojnë nga rënia e Super Ligës Evropiane? Në sipërfaqe kështu duket, por legjenda e Liverpoolit, John Barnes nuk beson.
Në fakt, ai ka thënë se eventet e fundit nuk kanë të bëjnë me rolin e fansave në futboll.
Ai u shpreh për ‘talkRADIO’: ”Mos të bëjmë gabimin rreth qëllimit të kësaj. Kjo kishte të bënte me 12 grupe që deshën fuqinë për ta eksploatuar futbollin.
”Nuk kishte të bënte me fansat asnjëherë. Ishte UEFA që deshi ta mbante fuqinë, Premier League që poashtu deshi ta ruante fuqinë, dhe ky grup i ri, Super Liga Evropiane, që po vinte në fuqi.
As 6 English clubs pull out of the European Super League, ex footballer John Barnes says it is not a victory for the fans: “The clubs are in this situation because of players’ salaries. Will they be capped to help fans buy tickets? I don’t think so.”@JuliaHB1 | @officialbarnesy pic.twitter.com/TMW2FH97hS
— talkRADIO (@talkRADIO) April 21, 2021
”Ne e kemi paraqitur në një mënyrë që fansat e kanë rikthyer futbollin në duart e veta. Më 1992 kur filloi Premier League, futbolli u bë biznes.
”Dhe ajo që donin fansat e futbollit ishin të përfshiheshin paratë më të mëdha në futboll, dhe fansat donin që njerëzit më të pasur të blenin klubet e tyre. Atëherë na u tha se kushdo që vinte në futboll duhej ta kuptonte natyrën e futbollit.
”Është në fakt e kundërta. Posa të vinë këta multi-miliarderë në futboll, fansat e futbollit duhet ta kuptojnë natyrën e biznesit. Dhe natyrisht nuk e kemi pasur balancin e duhur.
”Kjo po parashtrohet si fitore e fansave. Nuk është fitore për fansat, është fitore për këdo që fiton bazuar në tezën ‘a mund t’i eksploatoj fansat e futbollit?”’
E urrejmë të pranojmë, por Barnes ka dhënë një verdikt tejet valid. /Periskopi.com/