Legjenda e Iranit uron Ronaldon për rekordin e arritur

Legjenda e Iranit, Ali Daei e përgëzoi Cristiano Ronaldon për barazimin e rekordit të tij të të gjitha kohërave me 109 gola ndërkombëtarë.
Sulmuesi i Juventusit konvertoi në gola dy penallti në barazimin 2-2 të Portugalisë me Francën mbrëmë, duke i dërguar ata në raundin tjetër në Euro 2020.
Ai gjithashtu e çoi numrin e golave të tij në nivelin ndërkombëtar në 109 sosh, duke barazuar shifrën e vendosur nga Daei për Iranin.