Ledri zyrtarizon lidhjen me të dashurën e tij

Ledri zyrtarizon lidhjen me të dashurën e tij

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes rep-artistit Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha kanë nisur qe një kohë të gjatë.

Pas kësaj, nuk ka pasur asnjë reagim nga dyshja deri në prill të këtij viti, ku përmes një postimi reperi e ka zyrtarizuar lidhjen me të.

Lajmi i dhënë ishte pritur tejet mirë nga familjarët, kolegët dhe fansat e tij, duke komentuar pozitivisht në imazhin e ndarë nga ai.

Deri në ditën e sotme (e premte) nuk kishte më asnjë postim nga dyshja apo prononcim. Në profilin e reperit tashmë gjendet edhe një fotografi tjetër e shkrepur së bashku me të dashurën e tij.

Ndërkaq, Ledri nuk ka lënë anash as muzikën në kohë të pandemisë coronavirus, ku ka publikuar albumin e titulluar “10/10”.

Shpërndaje në: