Ledri xhiron klipin aty ku ishin Beyonce dhe Jay Z
Pas Beyonce dhe Jay Z, Ledri vjen me një klip në muzeun ‘Louvre’.
Ledri duket se do hap një etapë të re në hip-hopin shqiptar me këngën që pritet të sjell, shkruan lajmi.net.
Reperi po ndjek hapat e familjes ‘Carters’, pasi Beyonce dhe Jay Z publikuan këngën ‘Apeshit’ me klip të xhiruar në muzeun ‘Louvre’ si duket edhe reperi shqiptar do bëj të njëjtën gjë.
Ai para pak çasteve ka publikuar një fotografi nga muzeu historik i Parisit, ku është shfaqur me një mikrofon dhe kishte shkruar “Kena ardh per ni kohe tbukur, jo me nejt gat’.
https://www.instagram.com/p/B4rpCOMB8pR/?utm_source=ig_web_copy_link