Ledri publikon fotografi me Sarën menjëherë pas lindjes së vajzës
Ledri Vula ka publikuar një imazh me Sarën.
Sot u bë i ditur lajmi se Ledri Vula dhe Sara Hoxha i dhanë fund pritjes së gjatë 9 mujore, shkruan lajmi.net.
Burime të brendshme të dyshes kishin kofirmuar se foshnja e tyre erdhi në jetë sot më datë 14 dhjetor.
Para pak minutash ishte Ledri ai që publikoi një imazh së bashku me Sarën.
Në imazhin e publikuar shihen duart e çiftit dhe në mbishkrim Ledri kishte shënuar datën e sotme, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i vajzës.