Ledri e Sara takohen pas disa muajsh, fillojnë pushimin bashkë

Ledri e Sara takohen pas disa muajsh, fillojnë pushimin bashkë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të komentuar të ekranit.

Pak kohë më parë ishte reperi ai që konfirmoi lidhjen me Sarën, që përflitej prej disa kohësh.

Së fundmi, pas disa muajsh të ndarë për shkak të pandemisë, Ledri dhe Sara janë bashkuar dhe kanë vendosur të shijojnë detin dhe rrezet e diellit. Ka qenë Sara ajo që ka ndarë disa foto pranë reperit në plazh.

“Kjo më bën kaq të lumtur tani”, shkruan Sara duke iu referuar plazhit, diellit dhe sigurisht pranisë së Ledrit.

Duket se çifti po kalon ditët më të bukura të lidhjes, madje flitet se kanë vendosur të marrin hapa akoma më seriozë në marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë që Sara Hoxha dhe Ledri Vula pak kohë më parë e bënë zyrtare lidhjen e tyre , madje çifti shumë shpejt do të martohen.

Shpërndaje në: