LeBron kundër Curry, Lakers kundër Golden State – mbrëmja hapëse në NBA starton me një super duel

LeBron kundër Curry, Lakers kundër Golden State – mbrëmja hapëse në NBA starton me një super duel

Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors do të përballen me njëra tjetrën në mbrëmjen hapëse të sezonit të ri në NBA.

Sezoni i ri në NBA nuk mund të fillonte më mirë sesa me një përballje mes LeBron James dhe Steph Curry.

Dyshja do të kenë mundësi të përballen në parket qysh në mbrëmjen e parë të sezonit, për të nisur kështu edicionin me një super-ndeshje, përcjell Periskopi.

Lakers kanë një fond lojtarësh dukshëm më të mirë këtë edicion, por Golden State nuk janë asnjëherë skuadër për t’u llogaritur jashtë.

Golden State Warriors dhe LA Lakers do të përballen kështu më 19 tetor.

Skuadra e ‘Mbretit James’ ka mësuar gjithashtu se në mbrëmjen e Krishtlindjes do të përballet me skuadrën e Brooklyn Nets. /Periskopi/

Shpërndaje në: