LeBron James më i miri në fitoren e Lakers pas vazhdimeve
LeBron James ka shënuar 28 pikë për t’i ndihmuar Los Angeles Lakers për të fituar në vazhdime 119 – 112 kundër Oklahoma Cityt.
James gjithashtu shërbeu edhe 14 topa të kthyer si dhe 12 asistime, derisa skaudra e tij shënoi fitoren e pestë radhazi.
Montrezl Harrell shtoi 21 pikë për Lakers dhe Dennis Schroder me 19 pikë. Vetëm, Utah Jazz janë para Lakers në tabelë momentalisht.
Kurse, në formë të mirë ishte edhe Stephen Curry që realizoi 32 pikë për Golden State, por nuk ishin të mjaftueshme për fitoren kundër San Antonio Spurs.
Rezultatet e të gjitha takimeve që u zhvilluan në orët e mesnatës në NBA:
Oklahoma 112 – 119 Lakers
Rokects 94 – 119 Hornets
Cavaliers 113 – 119 Suns
Bucks 125 – 112 Nuggets
Warriors 100 – 105
Raptors 128 – 113 Grizzlies.