LeBron James i përgjigjet në mënyrë emocionale Ibrahimovicit pasi i tha të mos merret me politikë

LeBron James i përgjigjet në mënyrë emocionale Ibrahimovicit pasi i tha të mos merret me politikë

LeBron James ka marrë përkrahje të madhe globale për aktivizmin e tij.

Superylli i LA Lakers ka qenë shumë i zëshëm kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit në ShBA, transmeton Periskopi.

Mirëpo, një njeri i cili nuk ka qenë i impresionuar nga diskursi politik i James është Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i Milanit dha një intervistë më herët këtë javë në të cilën ai kritikoi amerikanin duke i thënë që të ”merret me sport”.

”LeBron është fenomenal në atë që bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi, ata futen dhe bëjnë politikë në të njejtën kohë,” tha Ibrahimovic.

”Bëje atë që di të bësh më së miri. Bëje kategorinë që e bën. Unë luaj futboll sepse jam më i miri duke luajtur futboll, nuk jam politikan. Po të isha politikan, do të merresha me politikë.

”Ky është gabimi i parë që njerëzit e famshëm e bëjnë kur bëhen të famshëm dhe kanë një status. Për mua është më mirë të shmang disa tema dhe të bëj atë që di të bëj më së miri, sepse ndryshe nuk duket mirë.”

Tash James ka postuar një mesazh jashtëzakonisht të fuqishëm, duke thënë:

”Në fund të ditës, kurrë nuk do ta mbyll gojën për gjërat që janë gabim,” tha ai në një video.

”Unë predikojë për njerëzit e mi dhe predikoj për barazinë, drejtësinë sociale, racizmin, gjërat që ndodhin në komunitetin tonë sepse isha pjesë e komunitetit tim në një pikë dhe pashë gjëra që po ndodhnin dhe ende e di çka po ndodhë sepse kam një grup me 300+ fëmijë në shkollën time që po kalojnë nëpër të njejtat gjëra dhe kanë nevojë për një zë.

”Unë jam zëri i tyre dhe unë përdori platformën time të vazhdoj të vë dritë në gjithçka që po ndodhë, jo vetëm në komunitetin tim, por në këtë vend dhe gjithë botën.

”Nuk ka shans që unë të qëndroj vetëm në sport, sepse e kuptoj këtë platformë dhe sa i fuqishëm është zëri im. Ai mund ta pyet Renee Montgomeryn nëse do ta mbyllja gojën dhe vetëm të dribloja, vetëm ta shoh atë grua me ngjyrë të bukur sot që është pjesë e grupit – ajo është pjesë e grupit të pronarëve me Atlanta Dream.

”Është qesharake që ai [Ibrahimovic] e thotë këtë sepse në vitin 2018 ai është i njëjti që tha, kur ishte në Suedi, duke folur për të njejtat gjëra, sepse mbiemri i tij nuk ishte i duhuri, kjo ishte një lloj racizmi kur ai ishte në fushë.

”Apo jo? Ai e tha këtë apo jo? Mendoj se ai e tha këtë. Flas nga një mendje shumë e edukuar. Unë nuk jam njeriu i duhur për të mi thënë këto gjëra, sepse unë i bëj detyrat e shtëpisë.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: