Leao prioritet i Milan, synohet kontrata e re

Leao prioritet i Milan, synohet kontrata e re

Milan janë të vendosur që të rinovojnë kontratën e Rafael Leao.

Në një prej sezoneve më të mira të Milan viteve të fundit, Leao është në mesin e figurave kyçe të suksesit të fillim-sezonit.

Kjo ka bërë që për Milan, prioriteti të jetë rinovimi i kontratës me portugezin, përcjell Periskopi.

22 vjeçari ka edhe më pak se tri vite kontratë në marrëveshjen aktuale, por Rossoneri duan ta kenë atë së paku deri në vitin 2026.

Milan kanë kontaktuar përfaqësuesit e Leao dhe janë duke përgatitur kontratën për vitin e ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: