‘Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije’, futbollistët serbë festojnë me fanella skandaloze
Futbollistët e Kombëtares së Serbisë nuk kanë mundur t’u rezistojnë mbishkrimeve demode e nacionaliste, pa kurrfarë kuptimi e relevance, pas fitores kundër Portugalisë me ç’rast siguroi kualifikimin në Kupën e Botës.
Në fanellat e tyre kanë një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, shkruhej në fanellat e futbollistëve serbë, që pozuan duke i ngritur lart tre gishta pas fitores 2:1 kundër Portugalisë në Lisbonë.
Serbia e mposhti 2:1 Portugalinë në Lisbonës të dielën, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022.
Nga UEFA apo FIFA deri me tani nuk ka asnjë reagim mbi ngjarjen.