“Le nam, kur do martohesh”, Greta e bën pishman ndjekësin

“Le nam, kur do martohesh”, Greta e bën pishman ndjekësin

Greta Koçi ia mbylli gojën ndjekësit që e pyeti se kur do të martohet.

Për të qenë afër ndjekësve, Greta Koçi së fundi i është përgjigjur pyetjeve të tyre në Instagram, shkruan lajmi.net.

Meqenëse artistja deklarohet beqare, një prej ndjekësve e pyet se kur do të martohet duke i thënë “le nam” dhe përgjigja e Gretës ishte e prerë.

“Pse miii??! Nam le kur ben turp jo kur nuk martohesh. Te martohesh nuk eshte shkence se nuk ka ngelur askush pa martuar, çelesi eshte me ke martohesh dhe a je e lumtur dhe e barabarte per te ndertuar nje familje te mrekullueshme”, shkruan ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e Greta Koçit mbetet “Tradhtar”, coveri i këngës së Ramadan Krasniqit-Danit.

Shpërndaje në: