LDK vazhdon tubimin në Pejë, Abdixhiku: Jemi në shtëpinë e fitimtarëve, keni qenë gjithmonë me ne
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se ‘Turneu i Ndryshimit’ nuk do të kishte kuptim po të mos ndalej në Pejë.
Ai tha se Peja është qytet identitar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Prandaj jam sot këtu, këtë të shtunë, këtë ditë pazari, me plot zemër, me plot vullnet, mbi të gjitha, me plot bindje, se jemi në shtëpinë e fitimtarëve, në qytetin tuajin e tonë, në Pejën e Lidhjes”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, Peja ka qenë gjithmonë me LDK-në dhe me njerëzit e mirë të këtij vendi.
“Peja është me Kryetarin shembullor, burrin e Dukagjinit, mikun tim të madh, me Gazmend Muhaxherin. E kur është me Gazin, e di dhe dijmë mirë se është me mua dhe me burrat e gratë në rreshtin e gjatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës” tha kreu i LDK-së.
Abdixhiku tha se sikurse kur “pejonët gjetën LDK-në në Pejë në vitin 2013, dhe nuk e lëshuan më njëri tjetrin vet, edhe tani, pejonët bashkë me qytetarët anembanë Kosovës do të rigjejnë LDK-në për të nisur ndryshimin e madh që ka nevojë ky vend”.