LDK sot në Pejë për të prezantuar programin për shëndetësi, Abdixhiku: Jam jo vetëm entuziast por dhe pa durim
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të prezantojë programin për shëndetësi në Pejë.
I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se se ky program do të jetë më ambiciozi që ka qenë ndonjëherë, sipas tij për 4 vite do të model transformues në rajon.
“Rrugës për në Pejë, për të prezantuar programin tonë për Shëndetësi; padyshim programin më ambicioz të prezantuar ndonjëherë në këtë sektor!
Për 4 vite, shëndetësia kosovare do të jetë model transformues në rajon – dhe për këtë jam jo vetëm entuziast por dhe pa durim!”, ka shkruar ai.