LDK shpalos pllakën dhe portretin e Xhemail Mustafës, në 24 vjetorin e vrasjes së tij
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo parti, në 24 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, ka shpalosur pllakën dhe portretin në përkujtim të tij.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me familjen, kanë kujtuar Xhemailin si atdhetar, veprimtar e shkrimtar.
“Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!
Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, shpalosëm pllakën dhe portretin përkujtimor të tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!
Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë!
Portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, na qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës, mbi të cilat themele deryrohemi ta bëjmë të ardhmen që pret për ne!