LDK: Renovimi i gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti po bëhet për herë të parë që nga ndërtimi i tij në vitet e 70-ta
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka filluar renovimin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, shkruan Periskopi.
Përmes një videoje që Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar, bëhet e ditur se ky invesim që kushton miliona euro, po bëhet për herë të parë që nga viti 70-të.
“Jemi duke zhvilluar punimet në renovimin e tërësishëm të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ky investim milionësh është duke u bërë për herë të parë që nga ndërtimi i tij në vitet e 70-ta. Po krijojmë ambiente dhe kushte moderne me kabinete përcjellëse dhe gjithçka pritet të jetë gati këtë vit. Deri tani kemi ndertuar 7 shkolla të reja dhe kemi rivitalizuar shumë të tjera. Gjithashtu, jemi komuna e parë në nivel vendi në digjitalizimin e të gjitha shkollave. Ne besojmë se arsimi eshte shtylla kryesore për nje rini te shendoshe. Prandaj, investimet ne kete drejtim nuk do t’i kursejmë asnjeherë”, shkruan në njoftimin e LDK-së.