LDK: Prodhuesit vendor janë çelësi i zhvillimit ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një video, pasi kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar prodhuesit vendor, duke thënë se çelësi i zhvillimit ekonomik janë ata, Periskopi.
Sipas kësaj partie me Lumir Abdixhikun si kryeministër ata do ta kenë mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore.
“Me Lumir Abdixhikun si kryeministër i ardhshëm, dhe me programin ‘Rruga e Re’ që i vendos bizneset dhe sektorin privat në qendër, ata do ta kenë mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për paga të dinjitetshme për punëtorët tanë!”– thuhet në postimin e LDK’së në Facebook.
Postimi i plotë: