LDK premton Qendër të re spitalore, sigurime e koeficient 150 për stafin shëndetësor

LDK premton Qendër të re spitalore, sigurime e koeficient 150 për stafin shëndetësor

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar takimet me ekspertët brenda partisë. Të enjten pasdite, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, kanë takuar ekspertët e shëndetësisë.

Në këtë takim janë diskutuar projektet kryesore të programit politik “Rruga e Re” në fushën e shëndetësisë.

“Koeficienti 150, që i bie rritje të pagave për mjekët nga 814 euro në 1110 euro, sigurimet shëndetësore, ndërtimi i Qendrës së Re Spitalore, sistemi informativ shëndetësor dhe menaxhimi i kontraktuar”, janë disa nga projektet e programit “Rruga e Re”.

Në këtë takim kanë marrë pjesë mbi 80 ekspertë të shëndetësisë që janë pjesë e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

LDK ka mbajtur më herët edhe takime tjera me ekspertë të mbrojtjes, ekonomisë dhe arsimit.

Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë se në javët në vazhdim do të mbahen edhe takime me ekspertë të fushave tjera, për të shpërndarë sa më mirë programin politik “Rruga e Re”.

Shpërndaje në: