LDK kujton Ukë Bytyçin: Ishte vrasje makabre, e kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë

LDK kujton Ukë Bytyçin: Ishte vrasje makabre, e kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë

Në 22 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit, ish-kryetarit të Suharekës, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shprehu nderime dhe kujtime për jetën dhe veprën e tij.

Në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci, Bytyçi ishte gjithmonë në front duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Ai ishte patriot i shquar e veprimtar i devotshëm; trimufues i përhershëm e bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Me themelimin e LDK-së ai me bashkëpatriot të tjerë, e themelon degën e LDK-së në Suharekë me ç’rast dallohet në udhëheqjen e tij shumëvjeçare”, shkroi LDK-ja.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, përkujton veprimtarin e madh të LDK-së dhe ish kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin:

“Në 22 vjetorin e vrasjes makabre të veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kujtojmë dhe nderojmë figurën e veprimtarit të madh të LDK-së dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçin.

Në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci, Bytyçi ishte gjithmonë në front duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Ai ishte patriot i shquar e veprimtar i devotshëm; trimufues i përhershëm e bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Me themelimin e LDK-së ai me bashkëpatriot të tjerë, e themelon degën e LDK-së në Suharekë me ç’rast dallohet në udhëheqjen e tij shumëvjeçare.

Me një vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, kontribuoi edhe në qeverisjen demokratike në nivel lokal në Suharekë, duke qenë kryetar i komunës.

Kryetari emblematik i Suharekës, Ukë Bytyçi, mbetet figurë identifikuese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri me vlera të larta njerëzore, i guximshëm e mbi të gjitha shumë modest.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!”

Shpërndaje në: